Shqiperia

E diplomuar në ‘La Sapienza’ s’gjen dot punë, Manastirliu i kërkon numrin pasi ankohet publikisht

Një mjeke e diplomuar në “La Sapienca” është ankuar publikisht se pasi është rikthyer në Shqipëri  nuk arrin të gjejë dot punë.

Ndërsa i shkruan në koment në rrjete sociale, një mjeku të ardhur nga Gjermania,  Mirela Ramja ankohet se thirrja për t’u rikthyer në Shqipëri është vetëm një premtim, pasi ka kërkuar punë dhe nuk ka mundur t’ia dalë.

“Doktor ju uroj suksese. Personalisht u ktheva pas 25 vjetëve në Shqipëri edhe erdha me një shpresë mjaft të madhe se mund të jepja edhe unë kontributin tim këtu ngaqë jam e diplomuar doc në shkenca infermieristike në universitetin LA SAPIENZA të Romës ,por për fat të keq këtu paska vetëm fjalë e asgjë tjetër sepse të gjitha dyert i kam gjetur të mbyllura”, shkruan doktoresha poshtë fotos, së publikuar nga vetë ministrja e Shëndetësisë.

Menjëherë pasi ajo e bën publike ankesën e saj, mjekes i shkruan ministrja Manastirliu: Përshëndetje Mirela! Mund të kem një numër tuaj të kontaktit. Faleminderit!”.

Mjekja i përgjigjet duke i dhënë numrin e kontaktit, ndërsa i sqaron se këtë gjë e ka bërë edhe me stafin e saj.

“Përshëndetje. Unë ua kam dhënë edhe stafit tuaj, megjithatë ky eshtë numri im…069******. Faleminderit “, i shkruan Ramja.

OPINIONE

INTERVISTA