Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për Express se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë./BW