“E mora nga pronari”, shqiptari në Itali rrëfen eksperiencën e shërimit nga koronavirusi: Infektova edhe babain tim

Në një lidhje direkte për Abc News, Olgert Haxhi, i cili jeton në Itali ka rrëfyer sesi u infektua me koronavirus.

Ai tha se është infektuar nga pronari i tij, i cili ishte pacienti i parë në zonën e tyre, në provincën Lucca. Më pas Olgerti rrëfen se simptomat i pari i shfaqi babai i tij, i cili pas përkeqësimit në shtëpi u dërgua në spital.

Pas dërgimit të babai më spital ai thotë se u përkeqësua edhe vetë, ndërsa fatmirësisht tani është mirë, por ende nuk e di nëse është pozitiv apo negativ.
Pjesë nga intervista:

Olgert Haxhi: Besoj se jam infektuar në ambientet e punës. Sepse punëdhënësi im ishte pacienti zero. Më ftoi të rikthehesha në punë në mënyrë urgjente edhe pse isha me pushime.

Duke pasur frikën sepse rasti më i afërt ishte rreth 60 km dhe frikën e kishim, por nuk besonim se nuk kishim asnjë rast në qytetin tonë. Shkova në zyrë, mirëpo ambienti i zyrës është i lidhur me ambientin e shtëpisë dhe rastisi gruaja e punëdhënësit.

Fabiola Hoxha: Pra ju keni pasur kontakt me pronarin tuaj dhe ai ishte personi i parë në zonën tuaj i infektuar?

Olgert Haxhi: Po personi i parë. E kishim frikën por nuk ishit ë sigurt sepse nuk kishte asnjë rast. Unë kisha kaluar edhe 2 javë më parë një temperaturë dhe kaloi se ishte grip sezonal.

Fabiola Hoxha: Kur u identifikua pronari juaj me Covid-19?

Olgert Haxhi: Duke qenë me temperaturë edhe ai, nga një anë besonim se do të ishte edhe për të një influencë normale. Më vonë ai u përkeqësua. Unë u mundova të mbaj distancën nga pronari, por duhet të ketë qene edhe gruaja pozitive.

Dhe mendoj se ai ishte ambienti që e morëm. Ai u përkeqësua, por u përkeqësuam edhe ne. Te shtëpia ime jam unë, babai dhe nusja. Babai im u përkeqësua para meje, ai kishte kollë, unë asistova te babai dhe u mundova të mbaj gruan të izoluar.

Fabiola Hoxha: Ku u infektua babai juaj?

Olgert Haxhi: Mendoj se ia çova unë. Mendoj se atë e kapi më shpejt nga mosha. Dhe dy ditë më vonë pata edhe unë temperaturë. Fillova të kurohem, më shumë gjatë darës se ditën merresha me babain sepse ishte më i avancuar. Unë u mundova të mbroj nusen sepse ajo është në pritje të ëmbël.

Fabiola Hoxha: Në momentin që babai juaj shfaqi simptomat e para si vepruat?

Olgert Haxhi: Doktori i familjes na pyeste si është temperatura dhe frymëmarrja. Temperatura ishte e lartë kur merret paracetamoli ulej dhe sa mbaronte efekti ngrihej përsëri. Fillova të shqetësohesha më shumë kur babai filloi të mos ushqehej. Frymëmarrjen nuk e kishte keq. Urgjenca është shumë e vështirë të vijë në shtëpi sepse është e ngarkuar.

Fabiola Hoxha: Çfarë ndodhi me babin pasi u bindën mjekët?

Olgert Haxhi: Erdhën të veshur, i bënë tamponin dhe pasi i erdhi përgjigja u shtrua në spital. Më pas fillova të kurohem vetë. Unë ndenja në shtëpi dhe gjithmonë doktori më pyeste për frymëmarrjen.

Fabiola Hoxha: Sa ditë qëndrove?

Olgert Haxhi: Rreth 5 ditë dhe pastaj u përkeqësova. Nuk merresha dot me frymë.
Fabiola Hoxha: Si vepruat?

Olgert Haxhi: Përsëri me mjekun sepse nuk lejohet të shkoja në spital. Kur i thashë simptomat më besoi dhe për mua është bërë luftë e madhe.

Fabiola Hoxha: Çfarë do të thotë luftë e madhe?

Olgert Haxhi: Po sepse nuk vinë edhe për tamponët është shumë e vështirë sepse bëhen në Romë. Janë të ngarkuar.

Fabiola Hoxha: Sa ditë prite në shtëpi në këtë gjendje?

Olgert Haxhi: Në ditën që u ndjeva keq kam pritur rreth 2-3 orë. Unë jam shëruar ndjehem mirë, por akoma nuk kam një përgjigje nëse jam negativ apo pozitiv. Ja i rrezikuar në një shtëpi tjetër që të mos rrezikoj nusen./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne