“E përbashkëta e Pekinit, Moskës dhe Washingtonit: Nuk e vlerësojnë Europën”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka folur në një intervistë për revistën “Spiegel” për zhvillimet e fundit në Europë dhe në botë. Për demokracinë, për kohezionin e BE-së, për rolin e SHBA-së dhe fuqive të reja në ngritje.

Gabriel nënvizon se “sot jetojmë në një kohë të konkurencës mes demokracisë dhe autoritarizmit”, me këtë të fundit që ka gjetur rrugën e vet edhe brenda Europës për të krijuar plasaritjet e para. Sipas tij, autoritarizmi vendos interesin nacional mbi atë ndërkombëtar, diçka e ndryshme nga Europa dhe ai ushqehet në një botë ku çdo gjë matet nga rezultati.

Lidhur me rolin e SHBA në sigurinë europiane, Gabriel mendon se “Europa nuk mund të mbrohet pa SHBA, edhe nëse strukturat europiane do të fuqizoheshin”. Sipas tij në rendin ndërkombëtar nuk ekziston diçka si vakuumi, pasi ai do të plotësohej menjeherë nga aktorë të tjerë. Në trgetëti është Kina ajo që ka zënë vendin, kurse në një krizë kritike si Siria, është Rusia dhe Irani.

Ne po e shohim se çfarë do të thotë kur SHBA tërhiqet”, shprehet ministri gjerman.

Po Bashkimi Europian çfarë roli dhe vendi ka? Gabriel thotë se BE-ja dhe Gjermania janë hapësira që janë zhvilluar shumë, ndonëse ka pabarazi dhe varfëri.

Gjithsesi, prindërit dhe gjyshërit tanë ndërtuanjë vend të begatë dhe paqësor…E vërteta është se Moska, Pekini dhe Washingtoni kanë një gjë të përbashkët: Ata nuk e vlerësojnë BE-në”, është shprehur ministri gjerman.

I pyetur nëse kjo dobësi buron nga inefiçenca e demokracisë liberale, ai ka nënvizuar se “Europa shikohet si e dobët pasi ne duhet të mësojmë të projektojmë dhe ushtrojmë fuqinë tonë”.

A duhet të ketë frikë Europa?

Ja një pyetje që provon pasigurtë e mëdha në kontinet.

“Frikë jo”, thotë Gabriel. “Përkundrazi. Vendet që punojnë me ne duhet të ndihen më të sigurtë sesa po të bashkëpunonin me regjime jodemokratike. Pse nuk po ndërton Europa infrastrukturë në Afrikë dhe ja lë kinezëve? Pse nuk kemi patur sukses në promovimin e zhvillimit ekonomiktë fqinjëve tanë në Ballkan , duke lejuar rritjen e ndikimit rus? Në një botë ta parehatshmeme europianët nuk mund të qëndrojmë ende ulur dhe të presim SHBA”, thotë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne