Shqiperia

E rëndë në Fier, babai ngul thikën në qafë në shtëpinë e vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dyshohet se shtetasi Rushti Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij.

93-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.Sipas informacioneve, i moshuari e ka goditur veten një herë me thikë në qafë në prani edhe të personave të tjerë në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Burimi: BalkanWeb

Etiketa

OPINIONE