Shqiperia

E zë korenti duke punuar, humb jetën 60-vjeçari në Gjirokastër

Një 60-vjecar ka humbur jetën në Gjirokastër, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima eshte Kushtrim Cela, i cili ishte duke punuar në shtëpinë e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë dhe për pasojë ka humbur jetën, pavarësisht se është transportuar për në spital.

“Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbërritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE