EBA ofroi mbështetje intelegjence për YPG/PKK-në

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar shumë agjentë në Siri për të siguruar trajnime mbi teknikat e inteligjencës për organizatën terroriste YPG/PKK, treguan informacionet e siguruara.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i AA-së, EBA ka filluar bisedimet e fshehta me YPG/PKK-në në vitin 2017, duke dërguar zyrtarë të inteligjencës në zonat e pushtuara në vitin e ardhshëm.

Zyrtarët e inteligjencës së EBA-së, të cilët janë stacionuar në pika të caktuara gjatë kësaj periudhe, kanë ofruar trajnime për terroristët e YPG/PKK-së në fushën e spiunazhit, kundërspiunazhit, sabotimit, atentateve, sinjalizimit, sigurisë së informacionit dhe rrjeteve të komunikimit.

Këto aktivitete janë mbajtur në Qamishli, Haseke dhe Deir ez-Zor.

EBA gjithashtu ka siguruar pajisje teknike për organizatën terroriste për aktivitete të inteligjencës, ndërsa ka krijuar një rrjet sekret komunikimi për të komunikuar drejtpërdrejt me YPG/PKK-në.

Gazetari i AA-së shkoi në Siri në intervale të caktuara dhe ka gjetur emrat e koduar të disa prej agjentëve të EBA-së që i kanë dhënë mbështetje inteligjence organizatës.

Agjenti me emrin e koduar Abdullatif Abdulkadir Hamrush, ka punuar dhe ka siguruar trajnime në fushën e sigurisë së informacionit dhe inteligjencës së sinjaleve për YPG/PKK-në në Qamishli për një vit.

Ndërkaq, Mohamed Abdulkadir al-Shehhi, një tjetër agjent i EBA-së, ka organizuar atentate në emër të organizatës në Siri.

Ahmed Rashid Mohamed gjithashtu i ka ofruar trajnime organizatës në fushën e kriptologjisë dhe rrjeteve të komunikimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne