Sociale

“Economist” jep shifra të refugjatëve rohyngia dhe të shqiptarëve gjatë Luftës së Kosovës

Në 25 gusht ushtria e Myanmarit depërtoi në veriun e saj të banuar kryesisht me muslimanët rohingya, duke djegur fshatra, dhunuar gra dhe vrarë civilë. Më shumë se 420.000 rohingya kanë kaluar kufirin për të shkuar drejt Bangladeshit dhe OKB. Kjo është shifra më e madhe e eksodit ndërkufitar të refugjatëve prej krizës së Ruandës, shkruan “Economist”.

Udhëheqësja e shtetit Suu Kyi dhe njëherësh fituesja e çmimit NOBEL për paqe nuk ka përmendur me emër “rohingiat” dhe ka folur për krizën vetëm disa javë më vonë. Por kriza me minoritetin musliman daton nga 1982, kur atëherë, qeveria ushtarake largoi ata nga lista e minoriteteve të njohura ku gjithsej janë 130. Ata u paraqitën si emigrantë ilegalë nga Bangladeshi. Prej atëherë rohingiat kanë mbetur pa shtet dhe keqtrajtimet ndaj tyre sa vinin e shtoheshin. Në 1991-92 rreth 600.000 muslimanë kaluan kufirin për t’i shpëtuar dhunës e persekutimit ushtarak.

Në këto momente kriza ka qenë më e rëndë mesatarisht – ku 120,000 banorë kanë kaluar kufirin brenda javës. Kjo ka sjellë probleme me furnizimin me ujë, ushqime dhe kontrolle mjekësore.

Krahasuar me krizat e kaluara, kjo e sotmja mund të krahasohet vetëm me atë të Ruandës në 1994 ku 2.3 milion banorë u arratisën nga shteti.

Në Siri janë arratisur gjithsej 5.5 milion banorë por kjo ka zgjatur brenda pesë viteve; që mesatarisht brenda javës është 33.000 persona.

Interesante se në infografikun e medias së njohur britanike, jepen të dhëna edhe për refugjatët nga Kosova. Gjatë disa muajve të Luftës së Kosovës, nga vendi jonë janë arratisur 900.000 banorë, që është më e larta mesatarisht pas Ruandës, Myanmarit, Irakut dhe Sirisë.

OPINIONE