Edhe deputetët britanikë “djegin” mandatet

Shtatë ligjvënës pro-europianë braktisën papritmas Partinë Laburiste në Britani, duke thelluar edhe më tej ngërçin e Brexit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Në një konferencë për shtyp deputetet thane se largimi i tyre lidhet me zhgënjimin për çështjen e Brexit dhe akuzat për antisemitizëm. Në mesin e të larguareve është edhe Luciana Berger, një ligjvënëse hebre.

Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan, i Partisë Laburiste u bëri thirrje deputetëve të qëndrojnë, ndërsa u shpreh se duhet të ketë një tjetër referendum për Brexit.

Edhe deputetët e mbetur të opozitës nuk e kanë fshehur pakënaqësinë me udhëheqjen e kësaj force politike në parlament

Largimi i deputetëve mund të ndryshojë në mënyrë dramatike matematikën politike, sidomos tani kur Partia Konservatore e kryeministres Theresa May duhet të gjejë një plan të menjëhershëm për Brexit.

Nga ana tjetër vetë konservatorët janë të ndarë, dhe shumë prej deputetëve të partisë së May mbajnë një qëndrim kundër saj për çështjen divorcit me BE.

4 ministra të saj, i kanë kërkuar kryeministres të ndalë përdorimin e kërcënimit me një Brexit pa marrëveshje dhe mbajtjen e një referendum të dytë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne