Shqiperia

Edi Paloka: Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se kryeministri dhe prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku duhet të ishin në burg. Në një postim në “Facebook”, Paloka kujton deklaratat e kryeministrit për ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt.

“Rama bëri ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt dhe vendosi që nuk ishte i tij.
Rama ka parë dhe kamerat e komisariatit të Fushë Krujës dhe vendosi që Balla dhe Rraja nuk kanë qenë në komisariat.
Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg vetëm për këtë, po ndërkohë njëri është në krye të qeverise e tjetra në shërbim të tij në krye të Prokurorisë”, shkruan Paloka.

Paloka Fb

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE