Edi Rama akuzon MEK-un per sulmet kunder Iranit; ndersa antiterrori vazhdon te terrorizoje shqiptaret per MEK-un

Nga Gazeta Impakt

Ne date 11 korrik 2023 kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në Lituani me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, ku mbahej samiti i NATO-s, u shpreh se muxhahedinet e Maryam Rajavit u pranuan në Shqipëri për të qenë të sigurt, por ata kanë shkelur marrëveshjen.

Kryeministri Edi Rama nder te tjera tha:

Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin opozitar iranian MEK, dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetët e tyre, dhe të shpëtojnë jetën shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori. I vetmi në Europë me popullatë më të madhe hebreje sepse u ndjenë të sigurt në Shqipëri. Asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Ishim të lumtur të prisnim 500 mijë refugjatë që po i shpëtonin spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milosheviçit.

Dhe hapëm dyert dhe për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri.

Pra, ne bëmë po të njëjtën me këtë grup opozitar iranian por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Fatkqësist disa ngjarje ndodhëm. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë shumë i avancuar sa u përket shërbimeve kompjuterike, ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati. Por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme nuk je më problem. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike por nuk është e lehtë.”

Ngritja nga kryeministri Rama i problemit muxhahedin tregon distancimin qe qeveria shqiptare po ben nga ky grup terrorist dhe i rrezikshem te cilin Shqiperia pranoi ta strehoje ne vitin 2016.

Ky distancim dhe goditje nga kryeministri Rama i muxhahedineve, vjen pasi SPAK-u ka nisur hetime per aktivitetin muxhahedin ne Shqiperi, per te cilin MEK akuzohet per veprat penale sikur “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.

Bastisja nga policia e shtetit e kampit muxhahedin ne 20 qershor 2023, konfiskimi i kompjuterave, dhe  ngritja e akuzave kunder 6 muxhahedineve:

Muxhahedinet e paditur nga policia per dhune

Hassan Ismail Neyebagha

Mehdi Mohamad Baraie

Ali Reza Ahmad Akbaryan

Behzad Mohammad Saffari

Ali Azghar Hossein Akbary

Djavad Mohamad Farahani

 

Per ushtrim dhune kunder policise se shtetit jane shenje e mire qe tregon qe shteti shqiptar me ne fund ka kuptuar rrezikun qe strehimi muxhahedin i sjell jo vetem Shqiperise por edhe marredhenieve te Shqiperise me boten e huaj.

 

Ngritja e problemit muxhahedin ne Qendrën Europiane të Këshillit të Atlantikut, ku mbahej samiti i NATO-s tregon tashme qe edhe strukturat e sigurise Euro-Atlantike e kuptojne rrezikun qe Perendimit i vjen nga strehimi qe Shqiperia i ka bere organizates terroriste te Maryam Rajavit dhe Mehdi Abrishamchit.

Por ndersa Qendra Europiane e Këshillit të Atlantikut diskuton rrezikun muxhahedin, ne Shqiperi qytetaret shqiptare vazhdojne ende te persekutohen me akuza qe komanda muxhahedine ka ngritur kunder tyre. Ne nje interviste qe inxhinierja Margarita Ballco ka bere ne emisionin “Shqipëria Live” ne televizionin Top Channel ne 13 korrik 2023, Ballco ka treguar sesi policia kufitare e Shqiperise, mesa duket me urdher te Alban Dautaj dhe Bashkim Lamnices se antiterrorit, ia nxijne jeten Ballcos e cila eshte e martuar me iranian Hasan Heyrani.

Margarita Ballco e cila akuzon MEK-un se i kane hakuar te dhenat e saj personale ne sistemin e-Albania, tregon sesi kur del jashte shtetit ndalohet nga policia e cila e merr ne pyetje dhe e kontrollon per hise te muxhahedineve te Manzes. Bashkeshorti i saj Hasan Heyrani eshte debuar nga Shqiperia me urdher te MEK-ut dhe ne nje kohe kur kryeministri Rama distancohet nga MEK-u, struktura kuislinge te policise shqiptare jane ende ne sherbim te muxhahedineve.

Pyetja qe cohet nga ky shkrim eshte:

A eshte policia shqiptare, armata e antiterrorit dhe policia kufitare ne sherbim te Maryam Rajavit apo Edi Rames? Ndersa kryeministri Rama e ka distancuar veten dhe shtetin e tij nga MEK-u dhe lufta e tij kunder Iranit, muxhahedinet kane ende influence ne strukturat kuislinge te policise shqiptare te cilat luftojne qytetare shqiptare dhe iraniane te cilet nuk deshirohen nga muxhahedinet e Manzes. Keto struktura poshterojne shtetase shqiptare sikur Margarita Ballco dhe ndalojne dashurine e saj me Hasanin per tu finalizuar ne Shqiperi.

E pra: ndersa kryeministri Edi Rama e ka distancuar Shqiperine nga muxhahedinet, dora e zgjatur e Maryam Rajavit vazhdon qe te kontrolloje policine shqiptare ne distance.

Me poshte mund te shikoni prononcim e Margarita Ballcos:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne