Edi Rama do i sjelli Shqiperisë 40,000 katolike filipineze

Ekonomia e vendit, po vuan për punonjës të kualifikuar, në të gjithë sektorët, nga fasoneria e deri tek sektori i turizmit apo i teknologjisë. Për të furnizuar tregun me staf të kualifikuar Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj për të marrë afro 40 mijë punëtorë. Diskutimet për këtë marrëveshje u bënë të ditura nga Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë, por pa bërë të ditur emrin e shtetit. Ndërsa biznesi pretendon se shteti në fjalë janë Filipinet.

“Ministria po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësor nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt është që jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar, profesional në pjesën e disa industrive, duke përfshirë atë të turizmit por edhe të veshjeve. Mendoj që shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje marrëveshje, dhe do të kemi punonjës të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar. Kështu që përpjekjet tona krahas rritjes së cilësisë dhe performancës përmes trajnimeve, do të shkojmë edhe tek dhënia e mundësisë për punonjës.’- tha Gega.

Burime për Report Tv mësojnë se bëhet fjalë për 30-40 mijë punonjës që do të punësohen në sektorin e fasonerisë dhe në atë të turizmit. Nga këta 15 mijë punëtorë pritet të punësohen në fasoneri. Sipas informacioneve paraprake aktualisht janë mbyllur diskutimet në institucionet vendase, të gjitha sugjerimet i janë dërguar shtetit në fjalë përmes trupës diplomatike, dhe pritet të merren komentet nga ky shtet.  Sipas burimeve në muajin qershor pritet firmosja e marrëveshjes nga vetë kryeministri Edi Rama.

Kapitali njerëzor tha ndër të tjera Gega në takim me bizneset, është sfidë edhe për sipërmarrjen e cila duhet të ndryshojë mënyrën se si i trajton.

“Jo vetëm në Shqipëri ka një krizë të kapitalit njerëzor, por është kryefjalë në të gjithë Evropën. Kjo do të thotë që duhet të jemi të vëmendshëm ndaj kapitalit njerëzor, në trajnimin e tyre, në mbajtjen e tyre dhe padyshim në dhënien e cilësisë, që ti shërbej juve dhe ekonomisë. Dhe të kenë një pagë të denjë për ta. Ka ardhur koha që punonjësi të mos konsiderohet si skllav por si partner i denjë që i jep biznesit vlerën e shtuar. Biznesi duhet të reagojnë mend pasi pasojat do të jenë të pakontrollueshme, dhe do të kemi më shumë mungesë në treg për krah të kualifikuar pune. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar”, pohoi Gega.

Nga viti 2019-2022 kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune në Shqipëri 10.752 të huaj, ndërsa shpesh është ngritur shqetësimi se punonjësit e huaj që vinin në vend nga vende si Bangladeshi, Siria, Nepali etje, ishin të pakualifikuar, dhe e përdornin vendin si tranzit për tu zhvendosur në vendet e BE-së./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne