Edi Rama injoron studentët/ Pranoni negociata ose rrini aty

Kryeministri Edi Rama thotë se pranon të gjitha kërkesat e studentëve, por për këtë gjë duhet dialog. Në një dalje në rrjetet sociale siç ai kishte premtuar Rama tha se studentët kanë të drejtë për tarifat por qëllimet e përbashkëta nuk arrihen me ultimatume. Sipas tij nëse studentët nuk duan dialog le të rinë në protestë, për kryeministrin nuk ka asnjë problem.

Jam me studentët, do të isha aty si çdo student. Jam me ata studentë që janë për veten e tij, jo për Monikën, jo për Lulin e as për komshiun. Kështu le të vijnë të flasim, 10, 100, 200 veta. Unë i pres të gjithë. Kam dëgjuar dhe disa profesorë që janë pjesë e problemit, ka dhe nga ata që duan të marrin… apo të bëjnë dhe ata një dhjetor të dytë”, deklaroi Rama.

Unë kam 7-8 kërkesa të ardhur në rrugë të ndryshme. Në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori që të thuhet nuk pranojmë të flasim. Nuk është kjo Shqipëria ku thuhet o bëjë këtë, o u bë nami. I vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi për dialog është më opozitën e sotme, është më Lulzim Bashën, i cili u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat. Hajde, të diskutojmë, jo plotëso kërkesat. Sesi shkuan punët, hajde të diskutojmë. Hajde, flasim. Dua të bëj një pyetje, protesta është politike apo nuk është politike? Edhe pse thonë nuk është politikë nga ana tjetër janë telefon i prishur i partive politike. Mos e ndaloni protestë, vazhdoni dhe protestoni”.

Kryeministri foli edhe për ata që shpresojnë në një revolucion duke nisur nga protesta e studentëve, të cilëve u ktheu një përgjigje: “Askush nuk duhet ta provojë se qëllimet e përbashkëta arrihen me ultimatume dhe forma që nuk i njeh eksperienca demokratike”.

Studentët protestojnë prej 7 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit duke parashtruar një listë me 8 kërkesa për të cilat kërkojnë zgjidhje, duke filluar nga ulja e tarifave të Universiteteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne