Edi Rama mburet me investimet turke: Linja ajrore “Air ALBANIA, së shpejti!

Projekti për themelimin e linjës ajrore “Air Albania” ishte në qendër të një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten në Stamboll me shefin ekzekutiv të “Turkish Airlines”, Ilker Ayci.

Gjatë takimit u diskutua mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore shqiptare “Air Albania”, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij.

“Së shpejti”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Twitter” duke iu referuar këtij projekti.

Falë këtij projekti bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin kombëtar, ku shërbehet me të njëjtën cilësi si në Linjat Ajrore Turke (THY).

Ngritja e linjës së re ajrore shqiptare ka nisur të projektohet falë mbështetjes së posaçme të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe asistencës teknike të ekipit të “Turkish Airlines”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne