Edi Rama sekuestron bicikleta, makina, i vë gjoba këmbësorëve

Kryeministri katolik Edi Rama vazhdon të penalizojë shqiptarët që nuk i binden. Pas urdhërit për të ndaluar gjithcka duke i izoluar në shtëpi ai ka vebdosur ti gjobisë, marrë makinat dhe bicikletat duke e shpallur zyrtarisht veten diktator dhe kthyer të gjithë vendin në diktaturë.

Ndalimi i lëvisjes pas orës 10:00 të mëngjesit e ka kthyer vendin në një shkretëtirë pasi kush del dhe thyen rregulllin e tij dictatorial humb cdo mjet dhe mbi të gjitha edhe lirinë e tij.

Vetëm gjatë orëve të fundit janë gjobitur 24 këmbësorë në Fier, Vlorë dhe Elbasan. Në Vlorë janë bllokuar 17 makina, e ndërsa në Gjirokastër janë sekuestruar 2 biçikleta.

Ndalimi i shqiptarëve me cdo mjet dhe formë dhe nga ana tjetër asnjë ndihmë për tju lehtësuar gjendjen ekonomike, e kthjenë padyshim vendin në një diktaturë.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit. Që do të thotë nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, jo vetëm do të gjobitet, por për shembull nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit. Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në këto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve mjafton vetëm kaq për ta menduar se tashmë në mos jemi kthyer jemi rrugës drejt instalimit të diktaturës./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne