Edi Rama si Mehmet Shehu, të dy e kthyen vendin në “shtetrrethim”

Situata në vendin tonë nuk është aspak normale. Makinat janë të ndaluara rreptësisht të lëvizin në rrugë dhe kufizimi për njerzit është vendosur.

Në të gjithë vendin ndalohet rreptësisht lëvizja e këmbësorëve pas orës 18:00 ndërsa cdo biznes është i mbyllur. Nën pretekstin e ndalimit të përhapjes së koronavirusit Kryministri ynë po bën gjithcka dhe po nxjerr cdo urdhër të mundshëm për të “mbyllur” shqiptarët.

Cdo i “pabindur” do të ndëshkohet me gjobë, ndërsa drejtuesit e mjeteve që e kanë pësuar janë me qindra.

Nga shtëpia e tij, në surrel Rama po del në televizone nga mëngjesi në darkë duke ju dhënë mend por jo zgjidhje hallit të shqiptarëve, vecanërisht atyre që nuk kanë mundësi financiare të izolohen qoftë edhe 2 ditë e jo më shumë, bizneseve apo të moshuarve.

Rama po shfrytëzon cdo media, institucion apo individ për të bërë propagandën e tij. Megjithatë Rama nuk është i pari që po e kthen vendin në periudhën e fashizmit, ku ndalohej apo kontrollohej cdo lëvizje.

Sigurisht, ai nuk është aq i zgjuar sa të shpikë, por është një kopjues lehtësisht i evidentueshëm dhe dështak. Modeli i izolimit të shqipërisë nga Mehmet Shehu po kopjohet deri në detaje nga i pari i rilindjes, i cili do të kontrollojë gjithcka të shqiptarëve.

Ashtu si Mehmet Shehu që mbylli kufijtë dhe e izoloi tërësisht vendin edhe Rama e ka kthyer vendin në një shtetrrethim ku askush nuk duhet të thuyejë rregullat e naltmarëdhërisë.

Po ta dinin shqiptarët që Rama do të qeveriste njësoj si komunistët nuk do ti kishin dhënë 1 milion vota, por 1 milion shupulla.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve prej diktatori shumë qytetarë shqiptare nuk i janë bindur urdhërit të ramës duke thyer cdo kufizim të ndalimit pavarësisht masave ndëshkuese./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne