Egjipt, gjykata jep pafajësi për drejtuesit e Vëllazërisë Muslimane

Gjykata në Egjipt ka dhënë vendim për pafajësi ndaj 9 drejtuesve të lartë të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) duke përfshirë në mesin e tyre edhe Muhammed Bedii kryetarin e Bordit këshillues të Ivhan, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit, mësohet se Gjykata penale në Giza ka dhënë vendimin për pafajësi në çështjen e njohur si “ngjarjet e xhamisë İstikamet” për Muhammed Bedii, Muhammed el-Biltaci babai i vajzës dëshmore Esma el-Biltaci, Isam Iryan, ish-ministri i Furnizimit Basim Avde, Safvet Hicazi dhe për personat e tjerë.

– Vendimi i parë për pafajësi që jepet në mënyrë masive

Abdulmunim Abdulmaksud, kreu i delegacionit të mbrojtjes në këtë çështje në një deklaratë për AA tha se vendimi në fjalë është vendimi i parë për pafajësi që jepet në mënyrë masive për Muhammed Bedii dhe drejtuesit e Ihvan-it.

Më 22 korrik 2013 pas grushtit ushtarak të 3 korrikut në Egjipt në afërsi të xhamisë Istikamet në perëndim të Kajros humbën jetën 9 persona ndërsa u plagosën shumë të tjerë si pasojë e ngjarjeve të dhunshme të ndodhura mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të grusht shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne