Egjipt, thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestat që do të mbahen sot kundër qeverisë

Përdoruesit e medias sociale, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestat “e premtja e zemërimit” që është planifikuar të mbahet sot kundër qeverisë në Egjipt.

Tagu “25 shtatori – e premtja e zemërimit”, ku krahas biznesmenit opozitar që jeton në mërgim Mohamed Ali bëjnë thirrje për protestë edhe aktivistë dhe opozitarë të tjerë është vendosur në radhët e para në Twitter në Egjipt. Ndërkohë ndaj thirrjeve kanë ardhur përgjigje pozitive nga qytete dhe fshatra.

Ali, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, është shprehur se “Revulucioni, do të vazhdojë deri kur vendi ynë i madh Egjipti të shpëtojë nga dora e Abdel Fattah al-Sisi”.

Protestat kundër regjimit që filluan më 20 shtator pas thirrjes që bëri opozitari biznesmen egjiptian që jeton në mërgim Mohamed Ali, kanë vazhduar edhe mbrëmë natën në qytetin Giza dhe Asyut.

Opozitari egjiptian, Mohamed Ali i cili jeton në mërgim në Spanjë, më 20 shtator përsëriti thirrjen tij për protesta me rastin e 1 vjetorit të thirrjes që ai i bëri popullit egjiptian më 20 shtator 2019 për të protestuar kundër regjimit të presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qindra protestues që protestuan me thirrjet e bëra vitin e kaluar u arrestuan dhe shumica e tyre më pas u liruan.

Në anën tjetër Amnesty Internetional, në një deklaratë të bërë më 20 shtator për vitin e parë të protestave, kërkoi lirimin e aktivistëve që ndodhen të arrestuar me arsyetimin se kanë bërë thirrje vitin e kaluar për protestat kundër al-Sisit.

Edhe Aleanca Kombëtare për të Mbështetur Legjitimitetin dhe Refuzuar Grushtin e Shtetit e cila mbështet Mohamed Morsin presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike, dje deklaroi se qëndrojnë në krah të lëvizjes popullore kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne