EKSKLUZIVE/ Ushtria e Ramës, Veliajt dhe Fugës me profile falso, si funksionon propaganda e frikshme që i shpërlan trurin shqiptarëve

“Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë”, thotë një thënie e famshme nga ish-diplomati i njohur izraelit, Abba Eban, që e përmbledh propagandën në një fjali të vetme.

Kur flitet për propagandë, fjala e parë që shqiptarëve u shkon në mendje është “Rilindja”.

Po, po! Rilindja, e cila ka zgjeruar në mënyrë të frikshme mekanizmat e propagandës, në përpjekje për t’u krijuar shqiptarëve një realitet të rremë, duke i ushqyer me gënjeshtra surreale, që as ata vetë nuk i besojnë.

Nga daljet publike të eksponentëve kryesorë të “Rilindjes”, e deri tek komentet e “sufllaqexhinjve” që “përmbytin” rrjetet sociale, të cilët shprehen me superlativa e “lëpirje” në postimet e “rilindasve”, dhe si një tufë çakejsh të tërbuar në postimet dhe lajmet kritike ndaj qeverisë.

Shqiptarët e dinë se propaganda është “arma” më e fuqishme e “Rilindjes” dhe demaskimi i saj mund të sjellë nisjen e rrënimit të këtij sekti, që i ka ngritur themelet mbi gënjeshtra dhe premtime të pambajtura dhe po shton nga dita në ditë katet e kështjellës duke vjedhur e abuzuar paturpësisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

JOQ Albania sjell ekskluzivisht një dëshmi që nxjerr në pah mënyrën se si funksionon propaganda e “Rilindjes”.

Një burim ekskluziv për JOQ ka zbërthyer skemën e propagandës, duke treguar se si po i bëhet “lavazh truri” popullit shqiptar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas burimit, i ashtuquajturi “grupi i propagandës në rrjetet sociale”, përbëhet nga rreth 40 persona, të cilët punojnë brenda selisë së Partisë Socialiste, secili me nga 5 profile falso. Ata janë ngritur si grup në vitin 2013, kur edhe Rama erdhi në pushtet.

Burimi thotë se:

Prsh JOQ, pash ate postin qe kishit postuar me “ato adresat fallco, qe komentojne vetem pozitivisht” doja t’i thoja ndjekesve tuaj dhe atij personi qe eshte e vertete, Jan nje ekip i ‘pergatitur’ qe paguhen vetem per te bere lavazh truri nepermjet rrjeteve sociale. Ekipi eshte i perbere nga mbi 15 persona te cilet punojne nga brenda selise se PS, i ngritur si grup ne 2013, gjate fushates ku mori qeverine Rama, nese do mund te them edhe katin apo zyren ku jan, jo vetem per rrjetet sociale por edhe komente pozitive neper gazeta online, share apo reaction fallco, per te bere lavazh trurit njerezve kudo qe shohin nje lajm.

Më tej burimi, tregon se drejtuesi i këtij grupi fillimisht ka qenë Ertjen Xhafaj, i cili më vonë u “katapultua” dhe u shpërblye për punën e tij me një post drejtori në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërsa bashkëdrejtuesi i grupit ka qenë, Flogert Muça, i cili sipas burimit tashmë drejton portalin online “Lexo.al”, një media që dallohet qartë si kristali që është pjesë e “Rilindjes”.

Po ashtu, edhe Eljo Hysko, deputet dhe kryetar i FRESSH-it ka qenë një ndër “kokat” kryesore të grupit, i cili gjithashtu mori shpërblimin e tij për devotshmërinë e treguar ndaj “Rilindjes”.

Burimi thotë se sapo një media online publikonte një artikull kritik ndaj qeverisë, “grupi i propagandës” hidhej në sulm me adresa falso, duke mbrojtur “Rilindjen”, e duke u hequr si persona të ndryshëm.

Burimi shton:

Pjese e grupit, dhe drejtuesi i tyre , para disa kohesh ka qen Ertjen Xhafaj, i cili me von u be drejtor tek Ministria Ekonomise, bashk-drejtues Flogert Muca, personi qe tani ka lexo.al, dhe websiti lexo.al eshte totalisht i drejtuar nga brenda selise PS. Eljo, drejtues i FRESSH-it dhe plot te tjere. E gjith zyra ishin ne pritje te lajmeve nga gazeta online, sapo dilte nje artikull psh: balkanweb.al nxirrte nje artikull per edi ramen 2 deri ne 3 vete hidheshin ne sulm me accounte dhe ID fallco , duke e mbrojtur dhe duke u hequr si persona te ndryshem, dikush nje student, dikush nje pensioniste, por ne realitet ishim ne qe ‘ngrinim’ ramen dhe ‘baltosnim’ kunderstarin. Lufte virtuale per ndrysimin e mendimit te lexuesve.

Problemi më i madh nuk qëndron në faktin se përdoret propagandë për t’u shpëlarë trurin qytetarëve, por që ky grup paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Burimi thotë se ky grup paguhej në varësi të performancës dhe kreativitetit.

Ndërkohë, një tjetër detaj i rëndësishëm sipas burimit është se pjesëtarët e grupit shpërbleheshin, duke u dhënë bursa, ose duke i punësuar prindërit e tyre, ose duke u lehtësuar taksat atyre që kishin biznese të vogla.

Grupi i parë i propagandës tashmë sipas burimit, janë pjesë e Këshillave Bashkiake, ose kanë edhe poste në institucione të tera nga OSHEE e UKT, deri në ministri të ndryshme.

Burimi vijon:

Fillimisht i paguanin me 300 e siper. Tani duhet ti jet rritur si pagese, por benifitet me te medha i kan kto militantet, jan bursa neper shkolla ose pune per prinderit. Pjesa tjeter jan favore me taksat pe prinderit e tyre kur kan biznese te vogla. Shumica e tyre tani jan pse ne keshille bashkiake, ose neper OSHEE, ose ne UKT, ose neper ministri apo AKSHI.

Po ashtu, burimi bën me dije se zyra qëndrore e “grupit të propagandës” ndodhet brenda Selisë së PS-së, ndërsa ka edhe shtëpi të vogla që merren me qira apostafat për të bërë propagandë në rrjetet sociale.

Një tjetër detaj që tregon burimi është se kryeministri Rama përdorte një fjalor të pahijshëm dhe kishte një sjellje prej diktatori, ku askush nuk guxonte që t’i ngrinte zërin.

Sipas burimit:

Nje detaj tjeter ka qen kur shkonte rama ne seli te gjith e kishin frike, jo frike si frike se mund te rrahi por ate friken e atij autoritetit sundues,brenda selise edi rama eshte diktator dhe askush nuk guxon ti ngre zerin, dhe fjalori i tij ka qen shum shum i piset, flasim gjithmon ne lidhje me ata qe ishin neper zyra. Zyra qendrore eshte brenda selise, pastaj kan edhe ‘safe-houses’ shtepi te vogla me qera qe meren me kete pune.

Skandali thellohet akoma më tej, ndërsa burimi tregon se ka faqe të mëdha apo edhe të vogla memesh në rrjetet sociale, që paguhen nga qeveria me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të bërë propagandë pro-qeveritare, e për të sulmuar çdo kritik, përmes meme-ve dhe postimeve me përmbajtje banale. Se kush janë mund ta kuptoni lehtësisht nga kontenti që postojnë, nëpërmjet videot ironizuese ndaj opozitës apo të gjithë personazheve që i kundërvihen Ramës.

Një prej emrave që përflitej për këtë pjesë është ai i Endrit Mashës, të cilin burimi e konfirmon që ka qenë pjesë e “grupit të propagandës”. Por, sipas burimit, tashmë Masha është bërë “gjeneral” dhe ka “ushtarët” e tij që i paguan për të bërë meme.

Burimi vijon:

Jan te gjithe te paguara nga qeveria, sa me shum reaksion tek populli aq ne shum para derdh qeveria per keto faqet. Endrit Masha ka qen ne fillim atje, ka punuar edhe si kto ‘ushtaret’ qe them une, por tani ka ushtaret e vet qe paguan per tbere meme etj.

Një tjetër sjellje e Ramës del në pah, të cilën e ka pasur gjithmonë, që në rininë e tij, por para publikut përpiqet ta përmbajë veten, megjithëse ndonjëherë s’ia arrin dot.

Burimi vazhdon më tej duke thënë se:

Rama kishte nje imazh agresiv dhe fjalori qe perdorte, madje nje here i tha dy vajzave: ‘Juve gjithmon ju shoh bashk, sikur tjeni lezbike’ Ne mes te gjithve, Kjo me ka ngelur me mendje sepse ato vajzat u skuqen edhe qeshen si aprovim edhe pse mund ta kuptoje qe sdonin me veten e tyre. Kur organizoheshin party rama nuk vinte ne party nese ska mbi 3,000 veta thonte gjithmon. Dhe iu benin presion qe te merrnin sa me shume persona.

Por si funksionon në rrjet “grupi i propagandës”?

Sipas burimit, një person kishte deri në 5 profile false në rrjetet sociale, ndërsa në një artikull ose postim kritik ndaj qeverisë, i njëjti person mund të komentonte me tre profile falso në çdo rrjet social të mundshëm.

Madje, në këtë “ushtri” ka edhe minorenë, të cilët janë rekrutuar nga ata që tashmë janë bërë “gjeneralë”.

Burimi shton:

Nje person mund te kishte deri ne 5 profile te nje rrjeti social, ( sepse me shume quhej shperqendrim dhe mund te ngaterroje fjalet) Por ne nje artikull nje person mund te komentonte deri ne 3 accounte fallco, (psh: mirela/durres albi/tirane berti/fier) po i njejti person komentonte me te treja. Njesoj per twitter, dhe instagram e fb. Eshte shume me e madhe sesa mund ta menojn njerzit. Jan skutha te padukshem. Madje edhe nen 18 vjec. Sepse jan joformal. Ka dhe mbi 40 vjec.

JOQ Albania është një nga të paktat media në Shqipëri që sekti “Rilindja”, e ka halë në sy, pasi nuk e ka nënshtruar dot, dhe burimi konfirmon se në kohën kur domaini “joqalbania.com” u mbyll me urdhër të Ramës, “jeniçerët rilindas” janë mobilizuar për të sulmuar faqen tonë.

Burimi thotë:

Kam degjuar momentin qe rama mylli faqen tuaj , athere jan mobilizuar per tju sulmuar.

Por si maskohen në buxhet këto shpenzime të konsiderueshme, të cilat “avullojnë” nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Burimi thekson se faqet e vogla në rrjetet sociale, paguhen me bazë mujore jo shumë të lartë, ndërsa faqet e mëdha në përqindje të suksesit që ka postimi.

Mirëpo, sipas burimit, pagesat e tyre nuk janë të deklaruara dhe paguhen me para të zeza.

Burimi thotë:

Ka shume faqe n rrjetet sociale qe paguhen nga qeveria. Faqet e vogla paguhen me baze mujore jo shume te larte, faqet e medha ne perqindje te suksesit te postimit. Paguhen me para te zeza, jane jozyrtare. Nuk figurojn fare.

Ky është një mega-skandal, që maja e ajsbergut deri më tani dihej, por që 90% e masës së akullit ndodhet e mbuluar dhe fshehur nga “oqeani i mekanizmit propandistik rilindas”.

Të rinj, të cilët rekrutohen që në adoleshencë për t’i shërbyer sektit “Rilindja”, që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndërkohë që e gjithë kjo ndodh kur vendi ndodhet pranë një kolapsi financiar, një vend ku thuajse e gjithë rinia dëshiron të largohet, për shkak se Shqipëria është vjedhur, është uzurpuar nga ky sekt, i cili përveçse i vodhi, i nëpërkëmbi, i mashtroi pabesisht, tashmë po iu vret edhe të vetmen gjë që u ka ngelur “SHPRESËN. /joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne