Eksperti rus: Siria nuk duhet të luftojë me Turqinë për shkak të Afrinit

Duke folur për Sputnik, kryeredaktori i revistës ‘Natsionalnaya Oborona’ (Mbrojtja Kombëtare), Igor Korotchenko tha se Siria nuk duhet të luftojë ushtrinë turke.

Korotçenkon komentoi për Sputnik pretendimin se ushtria siriane dhe forcat kurde do të bashkëpunojnë në Afrin për të kundërshtuar sulmet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ÖSO).

‘DO T’A BËJË TË PAKUPTIMT VAZHDIMIN E OPERACIONIT TË TURQISË’

“Damasku duhet të kontrollojë tërë territorin sirian. Hyrja e forcave të qeverisë siriane në Afrin, do t’a bëjë të pakuptimt vazhdimin e operacionit të Turqisë. Për shkak se prania e forcave të qeverisë siriane në kufi, garanton që kurdët nuk do tëzhvillojnë ndojnë sulm ndaj Ankarasë.”

‘SHPRESOJ SE DAMASKU NUK DO TË PËRPLASET ME USHTRINË TURKE ‘

Duke argumentuar se ky hap është marrë për të treguar se Siria është sovrane, Korotçenko theksoi se ai shpreson se këto zhvillime nuk do të hapin rrugë për tensione të reja midis Turqisë dhe Sirisë dhe se Damasku nuk do të merr vendim për konflikt me Turqinë.

Në një lajm të bazuar në burime me njohuri lidhur me këtë çështje, në televizionin Majadin të Libanit është deklaruar se forcat kurde dhe Damasku kishin arritur një marrëveshje lidhur me hyrjen e ushtrisë siriane në Afrin. Në lajme u raportua se ky vendim është marrë me qëllm për të mbrojtur Afrinin dhe për të kundërshtuar sulmet e forcave me TSK-në.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne