Shqiperia

Ekzekutohet duke pirë kafe avokati i Çapjave dhe Shullazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një person është vrarë me armë zjarri në qendër të qytetit. Viktima Ravik Gurra është avokat në procesin gjyqësor të fisit Çapja dhe Emiliano Shullazit.

50-vjeçari Ravik Gurra ishte duke pirë kafe rreth orës 19.35 në një nga lokalet në qendër të qytetit kur një person i është afruar dhe ka qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur në vend. Avokati ka përfaqësuar në disa gjyqe, Emiliano Shullazin dhe pjesëtarë të familjes Çapja të Elbasanit.

Policia thotë se shërbime të shumta kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë nga Tirana në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. 

OPINIONE

INTERVISTA