Elementet ushtarake turke dhe ruse realizuan patrullimin e 4-t në lindje të Eufratit

Patrulla e katërt e përbashkët tokësore e elementeve ushtarake turke dhe ruse u zhvillua në rajonin Derbesiye, në lindje të Eufratit.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, aktivitetet patrulluese në veri të Sirisë vazhdojnë në përputhje me marrëveshjen e arritur me Rusinë në 22 tetor 2019 në Soçi.

Në këtë kontekst, patrulla e katërt e përbashkët tokësore e elementeve ushtarake turke dhe ruse të shoqëruar me dron u krye në rajonin Derbesiye, në lindje të Eufratit.

Tetë automjete, katër automjete nga të dy palët, iu bashkuan patrullës së katërt tokësore./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne