Emigrant në Angli, matjanit i sekuestrojnë mijëra paund në Durrës

Dyshimet e policisë kanë bërë që një 40-vjeçari nga Mati t’i zbulohet një shumë e madhe parash teksa kthehej në Shqipëri.

Zyrtarisht mësohet se policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20 300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.

Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare.

Më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D., 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londër Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme do i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Burimi; BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne