Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin ambasadën në Damask

Emiratet e Bashkuara Arabe do të rihapin të enjten ambasadën në Damask, një hap do të shënojë mbështetje të madhe diplomatike për presidentin sirian Bashar al-Assad nga shteti arab, aleat i Shteteve të Bashkuara, i cili në fillim ka financuar rebelët që kanë luftuar liderin sirian.

Ambasada e këtij shteti është mbyllur pasi kanë nisur konfliktet e para në Siri më 2011.

Televizioni i udhëhequr nga sauditët, al Arabiya ka konfirmuar hapjen e kësaj ambasade.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë një nga shumë shtetet arabe që në fillim kanë mbështetur grupet e armatosura kundër Assadit, ndonëse roli i këtij shteti në konfliktin në Siri ka qenë më pak i rëndësishëm në krahasim me atë të Arabisë Saudite, Katarit apo Turqisë, transmeton Reutes.

Pas pothuajse tetë vjetëve në luftë, Assad ka arritur të fitojë kontrollin në Siri, i mbështetur fuqishëm nga Rusia, Irani dhe grupet shiite të mbështetura nga Irani, siç është Hezbollahu.

Përveç tjerash edhe kufiri në mes të Sirisë dhe Jordanisë, një tjetër aleati të SHBA-së, që ka mbështetur rebelët është hapur në tetor të këtij viti.

Sirisë përndryshe i është pezulluar anëtarësimi në Ligën Arabe më 2011.

Një diplomat arab, duke folur në kushte anonimiteti i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters një javë më parë se beson që shumica dëshirojnë që Siria të kthehet në Ligë, mirëpo ende nuk është bërë një propozim zyrtar.

Një vendim tjetër, që është konsideruar në të mirë të Assadit, është bërë publik javën e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga Siria.

OPINIONE

INTERVISTA