Emri i ri, dështon referendumi në Maqedoni, u bojkotua nga qytetarët

Në Maqedoni ka mbaruar procesi i votimi për referendumin për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të KSHZ deri në ora 18:30 kishin hedhur votën e tyre rreth 35 për qind, apo 519 mijë e 400 qytetar.

Mbi 450 mijë duhet të votojnë pro, që referendumi të kalojë.

Por qe ky proces të kaloj duhet te kalohet censusi dhe të votojnë rreth 900 mijë votues, ose përkthyer në shifra, në 50 për qind të popullsisë votuese në Maqedoni.

E ky duket se është një mision i pa mundur.

Me deshtimin e referendumit, pritet qe qeveria maqedonase te kaloje ne krize edhe nga fakti se kryeministri, Zoran Zaev eshte shprehur se do te terhiqet nese nuk do te miratohet marreveshja e Prespes me Greqine per emrin e ri, Maqedonia e Veriut.

Gjatë ditës është njoftuar për incidente të vogla të cilat nuk shihen si të rëndësishme për ecurinë e votimit.

Pjesëmarrja deri në orët e pasditës nuk shikohet si e kënaqshme.

Ky është referendumi i dytë që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, duke përjashtuar një referendum të shqiptarëve në vitet nëntëdhjetë për kantonizimin e vendit që nuk u njoh nga autoritetet.

Referendumi i së dielës shikohet si historik për shkak të mundësisë së integrimit në NATO dhe afrimit me BE-në, apo rrezikut të izolimit, nga ana tjetër.

Struktura kundër referendumit dhe të afërta me Federatën Ruse nuk kanë pushuar gjatë fushatës për t’i bindur maqedonasit që ta bojkotojnë referendumin.

Koalicioni “PËR Maqedoninë evropiane”, ku bëjnë pjesë partitë e pushtetit, shpreson se suksesi do të arrihet dhe vendi do të ecë drejt integrimit euro-atlantik.

Burimi: INA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne