Emri “Yahya” është futur për herë të parë në listën e 100 emrave më të preferuar për djemtë e lindur në Angli dhe Uells.
Emri “Mohammed” kryesoi listën e emrave të djemve në Angli dhe Uells për të dytin vit radhazi, i ndjekur nga emri “Noah” në vendin e dytë dhe “Oliver” në vendin e tretë, siç ishte rasti në vitin 2023. Sipas ParsToday, emrat e rinj që kanë hyrë në listën e 100 emrave më të preferuar për vajzat në Angli dhe Uells këtë vit janë: Eloise, Nora, Myla, Rosa, Athena, Sarah dhe Zoe. Emrat e rinj të djemve janë: Austin, Nathan, Vinnie dhe Yahya.
Lista u publikua nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) e Mbretërisë së Bashkuar, e cila mbledh të dhëna nga regjistrat e lindjeve.
E përjavshmja britanike “Jewish Chronicle”, e cila boton lajme rreth pakicës hebraike në Angli dhe në mbarë botën, vuri në dukje ngritjen e emrit “Yahya”, emri i kreut të martirizuar të byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), në listën e 100 emrave më të preferuar për fëmijët e lindur në Angli dhe Uells.
Gazeta shpjegoi se emri “Yahya” ishte ngjitur me 33 vende në renditje krahasuar me vitin e kaluar, duke u bërë emri i 93-të më i popullarizuar për djem në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2024./parstoday
















