Shqiperia

Ende pa rrugëzgjidhje/ Kompania kërkon rifillimin e punës me kritere të reja, naftëtarët nuk bien dakord. Kushti që nuk i plotësohet

Naftëtarët në Ballsh vijojnë të mbeten pa zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura, për të cilat protestojnë prej disa kohësh. Këtë të hënë, janë mbledhur para Uzinës ku kanë qëndruar deri në përfundim të takimit të përfaqësuesve mes naftëtarëve dhe kompanisë Allum.

Kompania ka kërkuar rifillimin e punës por me kërkesë punësimi, jo me kontratë. Kjo bie në kundërshtim me naftëtarët pasi me këtë mënyrë, kompania i regjistron si punonjës të rinj.

Naftëtarët nuk e pranojnë pasi duan të marrin pagesat e prapambetura, një ndër pikat e kontratës që kërkojnë të nënshkruajnë./Faxweb

OPINIONE

INTERVISTA