Erdoan: Do të shkatërrojnë me çdo çmim korridorin terrorist në buzë të kufirit tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se nuk do të tolerojnë krijimin e një strukture terrori në buzë të kufirit të Turqisë dhe do të shkatërrojnë me çdo çmim korridorin terrorist.

Presidenti Erdoan iu drejtua popullit në Sheshin Republika në rrethin Burdur.

Në fjalimin e tij ai u shpreh për korridorin terrorist, që kërkohet të krijohet në veri të Sirisë duke përdorur organizatën separatiste terroriste YPG/PKK me mbështetjen e vendeve perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Turqia nuk do të tolerojnë dhe pranojë krijimin e një strukture terrori në buzë të kufirit të saj” tha Presidenti Erdoan dhe shtoi: “ Ju (Amerika) do të çoni 22-23 mijë mauna me armë terroristëve nëpërmjet Irakut. Ne i kërkojmë me lek dhe ju nuk na i shisni. Çfarë aleance është kjo? Ashtu siç keni premtuar ne presim tërheqjen e organizatave terroriste nga Menbixhi. Ne kësaj strukture terroriste, në mos sot, nesër do t’i japim patjetër goditje të rëndë”.

Ai theksoi se në rajonet e spastruara nga terrori në veri të Sirisë me operacionet e bëra nga ana e Forcave të Armatosura Turke, vazhdon kthimi i sirianëve dhe shtoi: “Deri më tani në rajonet ku kemi vendosur sigurinë kemi dërguar 310 mijë sirianë. Kur të spastrojmë Menbixhin dhe lindjen e lumit Eufrat nga terrori, miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Shefi i qeverisë turke tha se dëshira e vetme e Turqisë është që të respektohet dhe mbështetet lufta e saj e drejtë.

“Në këtë rajon fitohet vetëm nëse qëndrohet pranë Turqisë dhe kjo kundër saj” tha Erdoan.

Në fjalimin e tij kreu i shtetit turk u shpreh edhe në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore që do të merren nga Rusia.

“Tani dalin e na thonë (autoritetet amerikane) mos blini sistemet S-400, pse të heqim dorë? Greqia prej vitesh ka sisteme S-300, pse nuk i thoni gjë?” shtroi pyetjen presidenti Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne