Erdoani: Sfidojmë ata që hapën luftë ekonomike

Presidenti dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan në fjalimin e mbajtur në rrethin Trabzon tha se ata që nuk e honepsin zhvillimin e Turqisë në çdo fushë, atë që nuk e bënë dot në 15 korrik 2016, mundohen ta bëjnë tani me kursin e këmbimit.

Ai tha se qarqet me qëllime keqdashëse rrisin kursin e këmbimit dhe duke bërë operacion ndaj Turqisë, duke dëmtuar mekanizmin e saj të mbrojtjes, kërkojnë të gjunjëzojnë popullin turk.

“Ne e kuptojmë këtë lojë dhe ju sfidojmë” tha Erdoan dhe shtoi: “Ne do të vazhdojmë të prodhojmë, të rrisim eksportin, të rrisim shifrat e punësimit dhe të thyejmë rekorde rritjeje ekonomike. Ndërkohë që ju na kundërviheni me dollarë ne do të luftojmë me rrugë të tjera” tha Erdoan.

“Ne ishim bashkë në Afganistan, Somali, në Bosnjë-Hercegovinë. Një partner të tillë strategjik, si e lini mënjanë dhe i dilni për zot një organizate terroriste si PYD/YPG?” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne