Erdogan: Armenia edhe njëherë ka treguar se është kërcënim i madh për paqen në rajon

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Armenia edhe një herë ka treguar se është kërcënimi më i madh për paqen dhe qetësinë në rajon.

Presidenti Erdogan bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit.

Erdogan, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha: “Duke shtuar një të re në sulmet e saj kundër Azerbajxhanit, Armenia tregoi edhe një herë se është kërcënimi më i madh për paqen dhe qetësinë në rajon. Kombi turk qëndron pranë vëllezërve të tij azerbajxhanas me të gjitha mjetet e tyre, si gjithmonë”.

“Shoqëria ndërkombëtare, e cila nuk reagon ndaj agresionit provokues të Armenisë, demonstron edhe një herë standardet e saj të dyfishta. Treshja e Minskut (Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca), e cila për gati 30 vjet janë duke vazhduar me një qëndrim neglizhent, për fat të keq janë shumë larg veprimit të orientuar drejt zgjidhjes. Ndërsa ftojmë popullin armenë të mbrojë të ardhmen e tij kundër sundimit të atyre që i përdorin si kukull, ne i bëjmë thirrje të gjithë botës që të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën e tyre kundër okupimit dhe shtypjes. Ashtu siç thash edhe gjatë bisedës telefonike, ku edhe njëherë i dëshmova qëndrimit të zgjuar dhe të vendosur të vëllait tim Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Turqia me botëkuptimin “një komb dy shtete’ do të vazhdojë duke e forcuar solidaritetin me vëllezërit e saj azerbajxhanas”, bëri të ditur Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne