Erdogan: Bota islame është trazuar gjithmonë nga vendet perëndimore; SHBA dhe Izraeli të mos përzihen në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit

Në konferencën e shtypit që mbajti në aeroportin “Ataturk” në Stamboll para nisjes për në Francë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata edhe për protestat në Iran.

Erdoan tha se ata që nxisin botën islame janë gjithmonë shtetet perëndimore.

Në konferencën e shtypit që mbajti në aeroportin “Ataturk” në Stamboll para nisjes për në Francë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata edhe për protestat në Iran.

Erdoani theksoi se mesazhet demokratike që presidenti iranian Hasan Ruhani dha që në momentin e parë ishin një kontribut i madh në zbutjen e ngjarjeve shoqërore.

Erdoani foli edhe për qasjen e Turqisë ndaj kësaj çështjeje: “Ne nuk e vlerësojmë si një veprim të drejtë atë që disa vende, veçanërisht ShBA dhe Izraeli, përzihen në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit. Kjo sjell përplasje të njerëzve me njeri-tjetrin. Këtë ne e pamë në Irak”,- tha ai.

Duke theksuar se vendet perëndimore, veçanërisht ShBA-të, në Irak dhe në Siri i kanë vënë shoqëritë në luftë me njëra-tjetrën, Presidenti Erdoan tha se trazirat kanë zgjatur me vite në këtë hapësirë gjeografike.

“Libia, Tunizia, Sudani, Çadi, të gjitha janë njësoj. Vendet që trazohen janë përherë vendet islame. Këto vende kanë pasuritë e tyre. Këto fakte duhet të kuptohen nga i gjithë njerëzimi dhe këndvështrimi i tyre duhet të ndryshojë. Herët ose vonë ky këndvështrim do të ndryshojë dhe ata që kërkojnë të izolojnë dikë, do të izolohen vet”,- nënvizoi Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne