Erdogan “fiton” betejën, zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdoganu ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion.

Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem Imamoglui, i cili u konfirmua zyrtarisht si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet.

“Ky vend është i mbushur me 82 milionë patriotë që do të luftojnë për demokracinë deri në momentin e fundit. Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet tona”, i tha ai një turme njerëzish që ishin mbledhur pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Votimi në qytetin më të madh të Turqisë do të mbahet më 23 qershor.

Zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë u zhvilluan më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e z. Erdogan në një situatë kur ekonomia turke është në renie.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne