Erdogan: Franca mbështet dhe strehon organizatat terroriste

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se qeveria e Francës ndihmon dhe strehon organizatat terroriste.

Presidenti Erdogan në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) u takua me kryetarët e degëve, që kanë shërbyer prej themelimit të partisë.

Erdogan bëri të ditur që disa rrethe duan të vendosin pengesa para rritjes së Turqisë, ndërsa tha: “Me rritjen e Turqisë rriten edhe problemet së bashku me rritjen e mundësive dhe fitimeve. Të gjitha organizatat terroriste po dynden si të tërbuar drejt vendit tonë. U bënë edhe përpjekjet për të shkatërruar drejtpërdrejt ekonominë tonë”.

Ai shtoi se qëllimi i vetëm i Operacionit “Burimi i Paqes” që kryhet në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK është pengimi i formimit të një shteti terrorist.

Duke tërhequr vëmendjen në mbështetjen nga jashtë që marrin organizatat terroriste, Erdogan tha: “Në zonën e Operacionit ‘Burimi i Paqes’ në veri të Sirisë ka fortifikime dhe tunele shumë serioze. Ku e morën këta betonin për të gjitha këto tunele. Nga kompania e quajtur ‘Lafarge’. Kompani e kujt është kjo? E francezëve. Francë, ti fillimisht duhet të japësh llogari për këtë. Ju jeni një vend që mbështet dhe strehon organizatat terroriste”.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë çështje deri në neutralizimin e terroristit të fundit. As kërcënimet, as shantazhet, as lojërat tinëzare nuk do të mund të na kthejnë nga rruga jonë”, përfundoi Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne