Erdogan kritikon SHBA-në për ‘armatosjen e terroristëve’ pasi Uashingtoni anullon marrëveshjen e armëve 1.2 milion dollarëshe me Turqinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i është përgjigjur vendimit të Uashingtonit për tu tërhequr nga një marrëveshje armatimi prej 1.2 milion dollarësh duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë mbi zgjedhjen tjetër të bërë prej saj për të furnizuar terroristët në Siri me armë.

Në një intervistë për PBS të dites së hënë , Erdogan iu referua kurdëve sirianë si “terroristë”, duke thënë “ne dhe Shtetet e Bashkuara kemi nevojë që ti luftojmë këta terroristë”.

“Dhe kur ne nuk jemi në gjendje ti sigurojmë ato armë nga Shtetet e Bashkuara, pse ua jepni ato armë terroristëve? Është një pyetje që ua kërkojmë miqve tanë në Shtetet e Bashkuara dhe kur këto pyetje nuk kanë përgjigje, ne si partnerë strategjikë të SHBA, ndihemi shumë keq ” theksoi ai.

Erdogan po i referohej vendimit të Uashingtonit për të armatosur kurdët sirianë që luftonin kundër shtetit islamik (IS, ish ISIS / ISIL), një hap që Shtëpia e Bardhë beson se është çelësi për kapjen e fortesës së fundit të madhe të Rakës.

Njoftimi për të armatosur kurdët sirian erdhi në maj, kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se do t’u jepte atyre armë të vogla, mitralozë, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake.

SHBA njoftohet ti ketë thënë Ankarasë se pret që armët e dhëna për Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) ti kthehen përsëri pasi ISIS të jetë shkatërruar ndërsa Sekretari i Mbrojtjes James Mattis i premtoi gjithashtu Turqisë se do t’i japë një listë armësh për të furnizuar milicinë e saj.

Megjithatë, gazetari investigativ Rick Sterling në muajin qershor i tha RT-së se një rezultat i tillë është shumë i vështirë, duke marrë parasysh përpjekjet e dështuara në Afganistan dhe Libi për të rimarrë armët.

Deklarata e ditës së hënë nga Erdogan vjen vetëm një ditë pasi AP raportoi se SHBA po tërhiqej nga një marrëveshje e madhe armatimi me vlerë 1.2 milion dollarë që përfshinte qindra armë gjysmë automatike dhe municione, armatime të cilat do bliheshin nga Turqia.
Vendimi për të prishur marrëveshjen erdhi pasi truprojat e Erdogan sulmuan dhunshëm protestuesit pro-kurdë gjatë vizitës së presidentit turk në Uashington.

Incidenti, i cili ndodhi jashtë shtëpisë së ambasadorit turk në Uashington që po vizitohej nga Erdogan, rezultoi në 19 persona të paditur nga një juri nën akuzën sulm ndaj protestuesve paqësorë. Prej tyre, 15 u identifikuan si zyrtarë turq të sigurisë.

Konfirmimi zyrtar i marrëveshjes së anuluar erdhi të hënën pasi dy Presidentët, ai i SHBA, Donald Trump dhe Erdogan arritën në Nju Jork për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së. Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë kërkuar masa paraprake shtesë për të siguruar që nuk do ketë një incident tjetër të dhunshëm nga personeli turk gjatë ngjarjes./Gazeta Impakt

 

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne