Erdogan kritikon vendet perëndimore për standard të dyfishtë

Të shtunën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë me videokonferencë nga rezidenca “Vila Vahdettin” në Stamboll në ceremoninë e organizuar për përurimin Urës së Grykës Devegeçidi, pjesë e rrugës Diyarbakir-Ergani-Elazig, dhe të rrugëve lidhëse.

Duke theksuar se infrastrukturën e Turqisë po e zhvillojnë vazhdimisht, Presidenti Erdoan e vijoi kështu fjalën e tij: “Po bëjmë punë shembullore në çdo fushë, duke filluar që nga shërbimet shëndetësore e deri tek programet për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve. Turqia po ecën përpara pa bërë kompromis me agjendën e saj të rindërtimit e zhvillimit”.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan tha se vendet Perëndimore duhet të bëjnë autokritikë në lidhje me demokracinë.

“Shumë ngjarje të përjetuara kohët e fundit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë zbuluar sërish standardin e dyfishtë të treguar ndaj vendit tonë. Ne po i ndjekim si një mësim masat shumë të rënda që kanë vendosur në zbatim që në kërcënimin e parë, ata të cilët e akuzojnë Turqinë për mos-funksionim të demokracisë dhe kufizimin e të drejtave dhe lirive. Ata që nuk durojnë dot as aludimin më të vogël për terrorizmin, lëre pastaj terrorin vet, për vite të tëra janë përpjekur të na pengojnë në luftën tonë me organizatat terroriste. Ata që kundërshtojnë përpjekjet tona për të vendosur në një bazë ligjore median sociale, kanë filluar të japin shembujt më primitivë të censurës”, tha Presidenti Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne