Erdogan: Ndjekim me shqetësim ngjarjet në Francë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ndjek me shqetësim pamjet në rrugët e Evropës.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në Yskydar të Stambollit (Üsküdar), Erdogan duke bërë të ditur se duke filluar nga rrugët e Parisit, rrugët e vendeve të Evropës janë trazuar, ai tha: “Ndjek me shqetësim pamjet që vijnë nga rrugët e Evropës. Shpresoj që së shpejti të mos shohim të shkruar “mizoria filloi në 1789”. Ne dënojmë fuqishëm edhe pamjet e kaosit të shkaktuara nga protestuesit edhe dhunën e çekuilibruar të zbatuar ndaj tyre. Pamjet që dalin në shesh tregojnë se Evropa ka mbetur në klasë edhe nga mësimi i demokracisë, njerëzimit dhe lirive”.

Protestat e “jelekëve të verdhë”, që filluan në 17 nëntor si reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës në Francë, u kthyen në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në vend.

Protestuesit kërkojnë që Presidenti Emmanuel Macron të ulë taksat e karburantit dhe të përmirësojë kushtet ekonomike në vend.

Protestat, pas Francës, u përhapën edhe në Belgjikë dhe Holandë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne