Erdogan: Nëse ShBA-të nuk mbajnë fjalën për lindjen e Eufratit atëherë vitin e ri do të fillojmë me operacione të reja në Siri

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se operacioni për të çliruar lindjen e Eufratit në veri të Sirisë nga organizata terroriste YPG/PKK do të fillojë brenda shumë shpejt.

Në një fjalim në Samitin e Industrisë Turke të Mbrojtjes në Ankara, Erdoğan theksoi se kanë përfunduar përgatitjet në lidhje me lindjen e Eufratit.

“Turqia evitoi krizë të madhe humanitare në Idlib. Radha tani është t’i zhbëjmë grupimet terroriste në lindje të Eufratit”, deklaroi presidenti turk.

Erdoğan u shpreh se deri më tani Turqia nuk ka pasur ndonjë armiqësi as kundër qeverisë amerikane dhe as kundër ushtarëve amerikanë në Siri.

“Pavarësisht çdo gjëje, ne Amerikën e shikojmë si aleatin tonë me të cilin mund të ecim së bashku në të ardhmen, por me kusht që të ndodhemi në të njëjtat baza të drejta. Mosmarrëveshjet tona të thella në politikën siriane, që ne e shohim si çështje ekzistenciale për vendin tonë, nuk duhet t’i lejojmë të përbëjnë pengesë për bashkëpunimet tona më të mëdha në të ardhmen”, tha presidenti Erdoğan.

“Keshtu që, nëse ShBA-të nuk mbajnë fajlet qe na kane dhene per lindjene  Eufratit atehre viti i ri per ne do te filloj me oepracione te reja. Qëllimi jonë është që të çlirojmë lindjen e Eufratit nga organizata terroriste separatiste. Në Munbixh jetojnë 80% arab por sot aty mbizotëron dhuna dhe mizoria e grupeve terroriste YPG/PKK. Në cakun tonë nuk janë asnjëherë ushtarët amerikanë, por vetëm anëtarët e organizatës terroriste që operojnë në rajon”, shtoi Erdoğan.

Ai deklaroi se pavarësisht fjalimeve pozitive përballë Turqisë, SHBA ka zgjedhur të pozicionojë në terren terroristët e organizatës terroriste YPG/PKK kundër DEASH-it.

“Së fundmi, ata filluan të hedhin hapa për trajnimin e 30 mijë terroristëve në rajon. Thonë se nuk ka një gjë të tllë. E gjithë media botërore e ka konstatuar këtë. Të gjithë i kanë këto informacione”, tha presidenti i Turqisë.

Sipas tij, SHBA ka avancuar tutje marrëdhëniet me organizatën terroriste, madje duke valëvitur flamurin e tyre pranë atij të terroristëve.

“Kush me kë është? Flamuri i tyre pranë leckave të tyre. Këtë çështje madje e çuan deri aty sa të organizojnë patrulla dhe trajnime të përbashkëta”, deklaroi Erdoğan.

Një mision i mundshëm në lindje të Eufratit, të cilin qeveria e Turqisë e ka sinjalizuar prej muajsh, do të ndodhte pas dy operacioneve të suksesshme të Turqisë në Siri, operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe atij “Dega e Ullirit”, të cilat kishin për qëllim eliminimin e pranisë së YPG/PKK-së dhe terroristëve të DEASH-it pranë kufijve të Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne