Erdogan: Nuk do ta lejojmë terrorin në asnjë pikë të kufirit

Duke folur për luftën kundër terrorizmit kreu i shtetit turk tha: “Ne presim që Rusia ta mbështesë Turqinë në përpjekjet e saj kundër organizatave terroriste separatiste, veçanërisht kundër PKK, PYD/YPG dhe DSG”.

Asnjë lëshim për grupet terroriste

Turqia nuk do të lejojë praninë e grupeve terroriste në kufirin e saj me Sirinë, – u shpreh Erdoan duke shtuar se: “Turqia e ka dëshmuar shumë herë këtë në përpjekjet që ka bërë kundër terrorizmit në rajonet Afrin, Xherabulus, al-Bab dhe Idlib të Sirisë.

Duke theksuar rëndësinë kushtuar kësaj çështjeje në takimin që pati me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin më 17 shtator në Soçi, Erdoani tha se Turqia pret që Rusia ta mbështesë atë në përpjekjet që po bën me këto organizata terroriste.

Lidhjet turko-ruse

Erdoani shprehu bindjen se bashkëpunimi me Rusinë do të vazhdojë në një mënyrë më aktive edhe në të ardhmen.

“Ne e kemi thënë shumë herë që jemi kundër çdo lloj nisme që synon të eliminojë opozitarët e moderuar, duke i konsideruar ata si ‘terroristë’,- tha Erdoan dhe e vazhdoi kështu reportazhin për gazetën ruse “Kommersant”: “Opozita e moderuar në Idlib duhet të mbetet pjesë e procesit të zgjidhjes politike, pasi kjo është e nevojshme edhe për funksionimin normal të procesit të bisedimeve të Gjenevës dhe Astanës”.

Presidenti Erdoan foli edhe për problemin e refugjatëve.

“Nuk është e drejtë që ky problem, i cili sot për botën është një plagë që pikon gjak, të shikohet sikur të ishte vetëm problemi i Turqisë”, theksoi ai.

Në fund të artikullit Erdoani shprehet i kënaqur teksa shikon që marrëdhëniet Turqi-Rusi kohët e fundit vazhdojnë të zhvillohen në kuadër të fqinjësisë së mirë, interesave të përbashkëta dhe respektit reciprok.

“Me në krye projektet e përbashkëta në fushën e energjisë dhe investimeve reciproke, po hedhim hapa në drejtim të zhvillimit edhe të marrëdhënieve humanitare dhe kulturore, hapa që do të vazhdojmë ti hedhim edhe këtej e tutje. Unë besoj se populli turk dhe rus, të cilët ndajnë të njëjtën hapësirë gjeografike dhe kanë arritur që për shekujt me radhë të jenë thelbi i historisë, duhet të jenë në një marrëdhënie të thellë, të sinqertë dhe të ngushtë. Dua të theksoj se ne gjithmonë do ti mbështesim përpjekjet që do të bëhen në këtë drejtim”,- shtoi ai.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne