Erdogan: Nuk i nënshtrohemi kërcënimit, presionit dhe shantazhit në Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan postoi në median sociale “Twitter” një pamje me titullin “Politika e Turqisë për Mesdheun Lindor”.

Duke bërë të ditur se politika e Turqisë për Mesdheun Lindor ngrihet dy kapituj themelorë, në postim Erdogan shkroi: “Përshenjimi i drejtë dhe i barabartë i juridiksionit detar në përputhje me ligjin ndërkombëtar duke mbrojtur të drejtat tona sovrane mbi platformat kontinentale dhe sigurimi i të drejtave dhe interesave të turqve të Qipros mbi burimet e hidrokarbureve si partnerë të barabartë të ishullit”.

Gjithashtu ai përdori edhe shprehjen: “Ashtu siç nuk ua kemi vënë syrin të drejtave të askujt, ashtu nuk lejojmë edhe që të grabisin të drejtat tona. Nuk i nënshtrohemi kërcënimit, presionit dhe shantazhit në Mesdheun Lindor”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne