Erdogan: Nuk lejojmë që në kufirin tonë të formohet korridori i terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se nuk do të lejojnë që në veri të Sirisë të formohet një korridor i terrorit kundër Turqisë.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan iu drejtua popullit me një fjalim gjatë mitingut të organizuar në nënprefekturën Iskenderun të Hatajit (Hatay).

Erdoan vuri theksin se disa fuqi po përpiqen që në Turqi të krijojnë diskriminim në opinion dhe diskriminim etnik, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Janë bërë përpjekje për t’i dëmtuar këto troje duke ngatërruar diversitetin tonë të identitetit, sektarë dhe atë shpirtëror. Falë Zotit këto përpjekje nuk e arritën qëllimin”.

Kreu i shtetit turk shtoi se populli i doli për zot unitetit dhe solidaritetit dhe të gjitha provokimet dështuan.

Duke vënë në dukje se në mënyrë të njëjtë do të prishet si në tavolinë ashtu edhe në terren çdo lojë që luhet kundër Turqisë prej Sirisë e deri në Irak, Presidenti Erdoan tha: “Ashtu si i mposhtëm ata që dhanë me mijëra mauna armë (organizatës separatiste terroriste YPG/PKK) në Afrin, në dhashë Zoti ashtu do t’u tregojmë vendin këtyre duke filluar prej Menbixhit e deri në zonën përgjatë kufirit tonë jugor. Nuk do të lejojnë që në veri të Sirisë të formohet një korridor i terrorit kundër vendit tonë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne