Erdogan padit gazetën greke për fyerje

Përmes avokatit të tij, Presidenti Erdoan ka bërë një kallëzim penal kundër pronarit, kryeredaktorit dhe editorëve të gazetës greke “Dimokratia” për “Fyerje të Presidentit“.

“Shprehjet e përdorura në gazetën greke kundër Presidentit tonë janë një nga shfaqjet më të shëmtuara të një kolapsi moral dramatik. Kur shikon heshtjen e publikut grek, kuptohet që ky degradim moral nuk është i kufizuar vetëm me segmentet margjinale. Sharja është gjuha e atyre që nuk kanë se çfarë të thonë ose e atyre që nuk e kanë aftësinë e të shprehurit me një stil të përshtatshëm edhe nëse kanë diçka për të thënë. Sharja është një turp i madh dhe një akt i neveritshëm jo për atë që i drejtohet, por për atë që e bën. Ky akt i neveritshëm nuk merr në shënjestër vetëm figurën e Presidentit tonë, por njëherësh edhe interesat e larta të Kombit tonë, të cilat ai i mbron me vendosmëri në Mesdhen Lindor dhe Detin e Ishujve”,- thuhet në kërkesën e kallëzimit penal./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne