Erdogan-Putin bisedojnë për referendumin kurd

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuat të hënën një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e presidencës turke biseda kishte në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Të dy liderët shkëmbyen mendime për procesin e Astanës, i cili ka filluar me qëllim zgjidhjen e krizës siriane, dhe vunë theksin në rëndësinë që ka ruajtja e tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë, duke u ndalur edhe në nismën e administratës rajonale kurde të Irakut për të mbajtur referendum të jashtëligjshëm.

Erdoan dhe Putin ranë dakord për ti trajtuar më gjerësisht të gjitha këto çështje, me theks të veçantë zhvillimet e fundit në rajon, në takimin që do të kenë në Ankara, të enjten, më 28 shtator./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne