Erdogan-Putin në 2018-n: 7 takime kokë më kokë, 18 biseda telefonike dhe 6 takime ndërkombëtare

Dy liderët patën 7 takime kokë më kokë, 18 biseda telefonike dhe 6 takime të tjera në kuadër të samiteve ndërkombëtare.

Ata zhvilluan kontakte sa të rëndësishme aq edhe kritike për çështje bilaterale dhe rajonale.

Në fokus të bisedimeve për çështje rajonale ishte përherë Siria.

Erdogani dhe Putini bënë së bashku hapa të rëndësishme në Procesin e Astanës.

Thirrja për armëpushim në Idlib, bërë më 7 shtator nga kreu i shtetit turk, dha rezultat në takimin e 17 shtatorit ndërmjet dy liderëve në Soçi.

Në samitin e Soçit u vendos që në Idlib të formohet një zonë e çmilitarizuar, nga ku të tërhiqen luftëtarët dhe armët e rënda.

Viti 2018 rezultoi një periudhë bashkëpunimi turko-rus dhe në fushën e energjisë.

Më datë 3 prill u hodhën themelet e Centralit të Energjisë Bërthamore “Akkuyu”, i pari i këtij lloji në Turqi.

Kurse në projektin “Rrjedha Turke”, i cili demonstron forcën e këtyre dy vendeve në sektorin energjetik dhe do të transmetojë gazin rus në Evropë përmes Detit të Zi dhe Turqisë, një fazë e rëndësishme u la pas krahëve në vitin 2018.

Presidentët Erdogan dhe Putin morë pjesë bashkërisht në ceremoninë e përfundimit të pjesës detare të projektit gazsjellës në fjalë.

Ndërkaq, Turqisë pritet t’i dorëzohen në tetor 2019 bateritë e para të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Krahas procesit në lidhje me raketat S-400, Erdogani dhe Putini do t’i vijojnë kontaktet e ngjeshura mes tyre dhe këtë vit për fushat e tjera të bashkëpunimit Turqi-Rusi dhe për zhvillimet rajonale.

Takimi i parë i 2019-s mes dy liderëve parashikohet të realizohet brenda muajit janar, në Rusi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne