Bota

Erdogan reagon për Kodrat e Golanit: Trump e çon rajonin në prag të një krize të re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me Kodrat e Golanit e çon rajonin në prag të një krize të re.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv Emergjent me pjesëmarrje të hapur në nivelin e ministrave të punëve të jashtë të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që u zhvillua në Stamboll.

Erdoani reagoi ndaj Trumpit i cili tha: “Ka ardhur koha që ShBA-ja të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit në Kodrat e Golanit”.

“Deklarata fatkeqe e presidentit amerikan e ka çuar rajonin në prag të një krize dhe tensioni të ri. Nuk do të lejojmë legjitimimin e pushtimit të Kodrave të Golanit”.

Trump nëpërmjet Twitterit kishte shkruar: “Pas 52 vitesh, ka ardhur koha që Amerika të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit ndaj Kodrave të Golanit”.

Izraeli mban të pushtuar Kodrat e Golanit që prej vitit 1967./ trt

OPINIONE