Erdoğan: Së shpejti do t’i shkatërrojmë foletë terroriste edhe në lindje të Eufratit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia së shpejti do të çrrënjosë “foletë terroriste” edhe në lindje të lumit Eufrat në Siri.

“Së shpejti, në dhashtë Zoti, do t’i shkatërrojmë edhe foletë terroriste në lindje të Eufratit, me mbështetjen e komandove, të cilëve sot u vendosën distinktivë”, tha Erdoğan në një ceremoni ushtarake në provincën qendrore Isparta.

Erdoğan tha se Turqia u ka shkaktuar goditje të rëndë anëtarëve të organizatave terroriste në vend.

“Ushtria e lavdishme turke është pastruar nga tradhtarët në radhët e saj dhe shkon nga fitorja në fitore”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan deklaroi se atyre që gjejnë arsye shumë qesharake dhe nuk mbajnë premtimet që i kanë dhënë vendit të tij, do t’u argumentojë se ata janë dështakët më të mëdhenj.

“Atyre që përmes arsyeve shumë qesharake nuk përmbushin premtimet e tyre që i kanë dhënë vendit tonë, atyre që përmes arsyeve shumë qesharake përpiqen të vendosin sanksione, do t’u argumentojmë se ata janë dështakët më të mëdhenj.

Duke folur për ekonominë, Erdoğan tha se Turqia vazhdon të ketë investime dhe të zgjerojë ekonominë e saj.

“Sulmet spekulative ndaj ekonomisë kohët e fundit nuk ndryshojnë faktin se ne jemi vendi i 13-të më i madh në botë në aspektin paritetit të fuqisë blerëse dhe renditet e 17-ta në aspektin e të ardhurave kombëtare”, shtoi presidenti i Turqisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne