Erdogan: Shpëtuam vendin tonë nga lojërat tinëzare

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me luftën e bërë kundër fuqive të mëdha Turqia ka arritur me sukses të shpëtojë nga lojërat tinëzare në të cilat kërkohej që ajo të binte pre.

Presidenti Erdoan mori pjesë në darkën e organizuar nga ana e Bashkisë Kiraz të Izmirit në Fakultetin e Veterinarisë së Universitetit “9 Eylul” dhe iu drejtua të pranishmëve.

Ai tërhoqi vëmendjen se sulmet e njëpasnjëshme (ekonomike dhe terroriste) në ndodhur në Turqi vitet e fundit burojnë nga vendosmëria e saj për tu zhvilluar në çdo aspekt.

“Ata që nuk mundën të tronditin demokracinë e Turqisë, që nuk mundën të dëmtojnë sigurinë dhe paqen e saj apo të prishin unitetin dhe bashkimin, ata që nuk shkatërruan dot ekonominë tonë, mundohen vazhdimisht të gjejnë mënyra të reja. Si një komb i vetëm, i shëndoshë dhe në vëllazëri, së bashku, vazhdon të eliminojë të gjitha kurthet që na vihen përpara”, tha Erdoan.

Ai bëri të ditur se shumë pak fuqi (vende të fuqishme) mund ti kishin bërë ballë sprovave që jetoi Turqia në 6 vitet e fundit.

“Duke dalë fitimtarë me luftën në çdo front kundër sulmeve, me të cilat u përballëm, demonstruam se jemi të fortë dhe më këmbë” u shpreh lideri turk dhe shtoi: “Kërkuan të krijojnë shtet terrorist në veri të Sirisë. Ne nuk u dhamë rastin. Ne po e vazhdojmë këtë luftë me armët tona dhe me sistemet tona të mbrojtjes dhe ekonomia jonë, pavarësisht të gjitha këtyre është e fortë dhe në këmbë”, u shpreh presidenti turk.

Ai tha se ata që kërkojnë të gjunjëzojnë Turqinë, pavarësisht se kanë provuar çdo rrugë, nuk kanë pasur sukses dhe shtoi: “U menduan të kthejnë në kaos rrugët tona, nuk i lejuam. Duke përdorur organizatat terroriste u munduan të mbysin në gjak e zjarr dëshmorët tani por ne u kthyem në bajloz dhe u ramë kryes. Me ata që ishin organizuar brenda shtetit bënë tentime të ndryshme, por së bashku me popullin tonë ne i zmbrapsëm. Me organizatat terroriste u munduan të rrethojnë vendin tonë nga jugu, edhe këtë projekt e bërë copë e çikë. Për të fundosur ekonominë tonë krijuan një trekëndësh; valutë, normë interesi, inflacion, por me masat që morëm dhe arritën ta kapërcejmë edhe këtë. Për të vënë Turqinë me shpatulla pas muri në arenën ndërkombëtare bënë shpifje, njëmijë e një gënjeshtra dhe shtrembëruan të vërtetat, por ne u premë rrugën duke shpjeguar të vërtetat në çdo platformë. Si rrjedhojë, me luftën e bërë kundër fuqive të mëdha, Turqia ka arritur me sukses të shpëtojë nga lojërat tinëzare në të cilat kërkohej që ajo të binte pre”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne