Erdogan: Sipas shenjave, Bashkimit Evropian po i vjen fundi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se ka vërejtur shenja që sugjerojnë se Bashkimit Evropian po i vjen fundi, njoftoi faqja e lajmeve T24.

Presidenti Erdoan mori pjesë në një ngjarje të transmetuesit publik, TRT World Forum, për një sesion Q & A në fund të programit.

“Unë shpresoj se fundi i BE është afër kështu që ne mund të nxjerrim udhërrëfyesin tonë”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu sinjalizoi se një referendum në Turqi për procesin e pranimit në BE mund të mbahej.

“Për Bashkimin Evropian, detyra jonë është të kërkojmë referendum prej 71 milionë [popullit turk] se çfarë mendojnë për BE,” shtoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne