Erdoğan: Sulmet terroriste në Sri Lankë, kundër gjithë njerëzimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka dënuar sulmet terroriste ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj fuqimisht sulmet terroriste në Sri Lankë të cilat janë kryer në një kohë me festën e pashkëve. Ky sulm është kryer kundër gjithë njerëzimit. Shpreh ngushëllimet e mia dhe të popullit tim për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre në sulme si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, thekson presidenti Erdoğan në postimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne