Erdogan: Trump më ka kërkuar falje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar falje në lidhje me përplasjen midis truprojave të tij dhe protestuesve gjatë një udhëtimi në muajin Maj në Uashington.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Erdogan të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv amerikan PBC, ka deklaruar: Trump rreth një javë më parë në lidhje me këtë çështje më ka telefonuar dhe ka thënë se atij i vjen keq dhe ka për qëllim që gjatë udhëtimit tim zyrtar në SHBA të ndjekë këtë çështje. Erdogan ka udhëtuar në SHBA për një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në prill të këtij viti gjatë vizitës së Erdoganit në Shtetet e Bashkuara, një numër i truprojave të tij u përleshën para rezidencës së ambasadorit turk në Uashington me një grup protestuesish, ndërsa mbetën të lënduar 11 persona. Gjykata Supreme në Uashington, DC, ka ngritur aktakuza kundër 15 truprojave të presidentit turk dhe katër të tjerëve. Policia e Uashingtonit i përshkroi veprimet e rojeve të Erdoganit “një sulm të dhunshëm në një protestë paqësore”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në atë kohë deklaroi se Uashingtoni kishte shprehur shqetësimin e tij në mënyrën më serioze të mundshme me qeverinë turke. Të pandehurit turk përballen me një “komplot për një krim të dhunshëm” që mund të çojë deri në 15 vjet burg. Marrëdhëniet Turqi-SHBA janë përkeqësuar për shkak të mosekstradimin e Fetullah Gulen , të cilin Turqia e akuzon për komplot në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016. Po ashtu edhe mbështetja e grupeve kurde në Siri ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne