Bota

Erdogan: Turqia e vendosur për t’u bërë qendër e prodhimit dhe teknologjisë

Turqia është e vendosur të bëhet një qendër globale e prodhimit dhe teknologjisë, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne jemi të përkushtuar për ta bërë Turqinë, qendrën e tre kontinenteve, një qendër globale të prodhimit dhe teknologjisë, pavarësisht nëse disave u pëlqen ose jo”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së Qendrës Teknologjike MESS në Stamboll.

Me 85 teknoparqe dhe 1.607 qendra kërkimore dhe projektuese, Turqia është një hap më pranë arritjes së qëllimit të saj për zhvillimin e teknologjive novatore, shtoi Erdogan.

Ai tha se kompanitë turke u dalluan me produktet e tyre me cilësi të lartë, çmime konkurruese dhe “mbi të gjitha me besueshmërinë e tyre” gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Shpresoj se vrulli i fituar nga Turqia do të rritet më tej pasi efektet negative të pandemisë të zvogëlohen globalisht dhe gjithçka të fillojë të kthehet përsëri në vend”, tha presidenti turk.

Duke theksuar rrjedhën e vazhdueshme të investimeve në Turqi, Erdoğan tha: “Turqia, e cila nuk mund të bënte as një hap pa FMN-në 18 vjet më parë, tani është vendi i 13-të më i madh në botë bazuar në paritetin e fuqisë blerëse”.

“Ne jemi lider në prodhimin bujqësor në gjithë Evropën”, shtoi ai.

OPINIONE

INTERVISTA